Përputhshmëria nuk është opsion
— është standard

Veprimtaria jonë mbështetet në legjislacionin shqiptar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme, si edhe në praktika dhe udhëzime ndërkombëtare për sigurinë klinike, kontrollin e infeksioneve dhe mbrojten mjedisore, duke harmonizuar kështu standardet tona operative me kërkesat dhe praktikat më të avancuara ndërkombëtare në sektorin shëndetësor.

Legjislacioni Shqiptar

  • Ligji Nr. 10463, datë 22.09.2011 "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve"

  • VKM Nr.232 Datë 01.04.2026 "Për Miratimin e Kërkesave, Procedurave dhe Standardeve për Menaxhimin e Mbetjeve Spitalore"

  • Ligji Nr. 10237 "Për sigurinë dhe shëndetin në punë"

  • Ligji Nr. 10431 "Për mbrojtjen e mjedisit"

Standardi

Në çdo hallkë të aktivitetit tonë — nga kontrolli i riskut biologjik dhe sterilizimi i ambienteve klinike, deri tek menaxhimi, transporti dhe trajtimi i mbetjeve mjekësore — veprojmë sipas standardeve të larta të sigurisë, cilësisë dhe përgjegjësisë mjedisore.

Angazhimi ynë për përputhshmëri dhe përmirësim të vazhdueshëm reflektohet në përdorimin e proceseve të kontrolluara, dokumentimit të gjurmueshëm dhe standardeve të certifikuara ndërkombëtarisht, duke siguruar besueshmëri për institucionet shëndetësore dhe partnerët tanë.

image 16.svg
image 13.svg
image 15.svg
image 17.svg

Procedurat

Procese operative të kontrolluara sipas standardeve të sigurisë dhe përputhshmërisë

Dokumentim dhe gjurmueshmëri për çdo hallkë të menaxhimit të mbetjeve

Protokolle higjieno–sanitare per dezinfektimin e pajisjeve, kontejnerëve dhe ambienteve operative me fokus kontrollin e infeksionit dhe sigurinë operative

Sisteme operative të organizuara për menaxhim efikas dhe të sigurt

Procedura për mbrojtjen e punonjësve, kontrollin e ekspozimit profesional dhe menaxhimin e riskut operacional

Procedura reagimi për incidente, derdhje aksidentale dhe situata me risk biologjik apo kimik

Mbështetje teknologjike dhe partneritete ndërkombëtare për standarde të avancuara operative

Menaxhim i përgjegjshëm me fokus sigurinë mjedisore dhe përmirësimin e vazhdueshëm