Një partner i besueshëm në
menaxhimin e mbetjeve spitalore
Rreth Nesh
Eco Riciklim u themelua në Qershor të vitit 2016, si përgjigje ndaj nevojës për zgjidhje më të sigurta, të besueshme dhe efikase në menaxhimin e mbetjeve mjekësore dhe kontrollin e riskut biologjik në Shqipëri. Që prej fillimit të aktivitetit, kompania ka ofruar shërbime të integruara për menaxhimin e mbetjeve mjekësore, duke përdorur zgjidhje profesionale që bashkojnë praktikat më të avancuara ndërkombëtare me standardet dhe kërkesat operative të vendit.
Sot, Eco Riciklim mbështet institucione publike dhe private me sisteme të kontrolluara për menaxhimin e mbetjeve mjekësore, menaxhimin e mbetjeve farmaceutike, sterilizimin e ambienteve klinike dhe përputhshmërinë operative.
Angazhimi ynë për zhvillim të qëndrueshëm dhe standarde të avancuara operative është mbështetur nga BERZH dhe Bashkimi Europian përmes projekteve të fokusuara në sigurinë, inovacionin dhe përmirësimin e proceseve në sektorin e menaxhimit të mbetjeve mjekësore.
Misioni Ynë
Të mbështesim institucionet shëndetësore me zgjidhje të sigurta, të standardizuara dhe të qëndrueshme për kontrollin e riskut biologjik, menaxhimin e mbetjeve dhe sterilizimin e ambienteve mjekësore dhe sigurisë klinike.
Vizioni Ynë
"Zgjedhjet që bëmë sot përcaktojnë sigurinë e nesërme."
Të kontribuojmë në zhvillimin e një kulture sigurie, përgjegjëse dhe përputhshmërie në sektorin shëndetësor, përmes teknologjive moderne, standardeve të avancuara dhe përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve operative.
Vlerat Tona
Integriteti dhe
përgjegjësia profesionale
Standardet e larta
të cilësisë
Inovacioni dhe përmirësimi
i vazhdueshëm
Bashkëpunimi dhe puna
në ekip
Siguria dhe
përputhshmëria operative
Transparenca dhe
besueshmëria
Shërbimet tona ofrohen për institucione shëndetësore që gjenerojnë mbetje me risk potencial, përfshirë mbetjet infektive, anatomike, farmaceutike dhe citotoksike. Aktualisht, Eco Riciklim bashkëpunon me një numër të gjerë institucionesh publike dhe private në të gjithë Shqipërinë, duke u pozicionuar si një nga kompanitë kryesore në sektorin e menaxhimit të mbetjeve mjekësore.
Aktivitetet & Angazhimi Profesional
Angazhim i vazhdueshëm në trajnime profesionale, bashkëpunime akademike dhe aktivitete të sektorit mjedisor dhe shëndetësor.